Prezantohet Ligji për lëndët e para minerale

Me ndryshimet e reja në Ligjin e lëndëve të para Minerale, qeveria thotë se shteti do të jetë në gjendje të revokojë koncesionin e investitorit në rast se ai nuk respekton marrëveshjen. Për më tepër, propozim ligji parashikon arkëtimin dhe mbrojtjen më të mirë të mjedisit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se vetëqeverisjet lokale do të jenë në gjendje të marrin koncesion për hapjen e një miniere, guroreje ose mënyre tjetër të shfrytëzimit të resurseve minerale.

“Si risi kryesore në Propozim ligjin e ri, do të theksoj uljen e shumës së gjobave për subjektet, nëse sipas Ligjit të Shoqëritë Tregtare klasifikohen si tregtarë mikro dhe të vegjël, ndërsa për tregtarët e tjerë, të klasifikuar si të mesëm dhe të mëdhenj, shuma e gjobave në shkelje të mëdha propozohet të rritet, dhe shtimi i bazave për shkëputjen e marrëveshjes së koncesionit, nëse koncesioneri shfrytëzon më pak se 20 për qind të sasisë së parashikuar të lëndës së parë Minerale, në përputhje me projektin kryesor të minierave. “- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

OJQ-të dhe shoqatat për mbrojtjen e ambientit pretendojnë se kërkesa më e rëndësishme e paraqitur në Qeveri nuk është pjesë e këtij propozimi, do të thotë opinioni përsëri nuk është i përfshirë në vendimmarrje, kur jepet një koncesion për resurset minerale. Në këtë mënyrë, thonë nga organizata O2, Ministria e Ekonomisë dëshiron të anashkalojë aktivistët, dhe kjo konfirmohet nga miratimi i ligjit në prag të pushimeve verore larg nga sytë e qytetarëve.

“Është thelbësore që publiku të dijë dhe të informohet, dhe të marrë pjesë. Pra popullata lokale, publiku i prekur, organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit, të përfshihen dhe të informohen, dhe të japin vërejtje në përputhje me Konventën e Aarhusit brenda 30 ditësh dhe të kenë një debat publik. “- pohoi Tatjana Çakulev -Shoqata Ekologjike “Koalicioni O2”.

 Gjashtë muaj më parë, Qeveria doli me propozim për ndryshime në Ligjin e Resurseve Minerale, dhe kërkoi që ato të miratohen me procedurë të shkurtuar. Aktivistët reaguan se kjo është jo-transparente dhe nën presionin e organizatës joqeveritare “Qartëso gjithçka”, ndryshimet u tërhoqën. Tani, Qeveria sërish e paraqet Propozim ligjin me procedurë të shkurtuar, pa e publikuar atë në ENER, duke i mohuar kështu të gjithë opinionit mundësinë për të parë dhe komentuar mbi tekstin përfundimtar ligjor. Aktivistët kërkojnë që publiku të përfshihet jo vetëm në procesin e hartimit të ligjeve, por edhe në të gjitha procedurat për dhënien e koncesioneve dhe lejeve, për resurset minerale.

Ile Petrevski

 

LEXO EDHE:

Back to top button