“E Majta” kërkon: Pagat të realizohen më së voni deri më datën 5 të muajit

“E Majta” kërkon: Pagat të realizohen më së voni deri më datën 5 të muajit

Partia e “Majta” paralajmëron se në Kuvend do të dorëzojë propozim ndryshimin e ligjit për marrëdhënie pune me çka kërkon që pagat në të gjitha sektorët të paguhen më së voni deri më datë 5 të çdo muaji në vend të datës 15 siç është aktualisht. Kjo sipas tyre bëhet me qëllim për t’i ndihmuar qytetarët të cilët kanë kredi bankare dhe të cilët gjobiten me kamata për shkak të vonesave të pagave.

“Kërkojmë që paga e muajit që rrjedhë, të paguhet më së voni më datën 5 muajin e ardhshëm në vend të datë 15 siç ka qenë deri më tani. Arsyet për ndryshime janë disa. Disa prej tyre janë siguria financiare të punonjësve. Në shumë amvisëri pagat janë të ardhurat e vetme e praktika momentale e pagesës së pagave deri më datën 15 të muajit shkakton pasiguri financiare, vonesë të pagesave bankare”, tha Amar Mecinoviq – E Majta.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button