“E njohim atë që nga viti 1999″ – me foton me Thaçin, mediat serbe shkruajnë për ambasadorin e ri amerikan
“Hill është një ekspert për rajonin dhe ishte gjithashtu i dërguar special amerikan për Kosovën si dhe luajti rol të veçantë në Konferencën e Rambujesë më 1999”, shkruajnë mediat serbe.
Vlen të theksohet, se në këto media, si foto kryesore kanë vendosur fotografinë e Hill me ish-presidentin Hashim Thaçi me uniformën e UÇK-së. Hill ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane.
Ish-diplomati i pensionuar konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, ku ishte pjesë e grupit të njohur si i kontaktit.








