Turritopsis dohrnii është një kandil deti i vogël, pothuajse i padukshëm, por me një aftësi të çmendur që i ka dhënë nofkën “kandil deti i pavdekshëm”.
Është një specie unike shtazore e aftë të shmangë vdekjen duke e përmbysur ciklin e saj jetësor nga një kandil deti i pjekur që noton përsëri në një fazë polipi të ri kolonial.
Përmes një procesi të quajtur transdiferencim, meduza mund të ndryshojë qelizat e saj të specializuara, duke i “riprogramuar” ato që të bëhen lloje të tjera qelizash me funksione të ndryshme, duke i lejuar asaj të rigjenerohet në vend që të vdesë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences).
A species of jellyfish known as Turritopsis dohrnii is biologically immortal because it can revert its cells to their earliest physical state and begin its life cycle over again when faced with injury or starvation. pic.twitter.com/MOEQsUy9BO
— Godly Machines 🏗️ (@godmachinery) January 30, 2026
Shkencëtarët po e studiojnë atë sepse jo vetëm që tregon se si qelizat mund të rigjenerohen, por gjithashtu ndihmon në kërkimin mbi plakjen, qelizat staminale dhe kancerin, dhe ngre pyetjen nëse “rivendosja” e pjesshme e qelizave mund të aplikohet një ditë tek njerëzit…
Me origjinë nga Mesdheu, ky organizëm i vogël (rreth 4.5 mm) është përhapur në ujërat tropikale dhe të buta anembanë botës nëpërmjet ujërave balaste të anijeve.
Sigurisht, ndërsa teorikisht mund ta përsërisë ciklin e “ripërtëritjes” për një kohë të pacaktuar për të shmangur vdekjen nga pleqëria, ai prapëseprapë mund të vritet nga grabitqarët ose sëmundjet, vëren Muzeu Britanik i Historisë Natyrore.








