E rrahu vjehrrën e bëri për spital, arrestohet nga policia

Është arrestuar një grua në Malishevë, e cila pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Sipas policisë, viktima si pasojë e sulmeve ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

“E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button