Edlira Qyshka: Lurani ishte artist dhe një njeri me zemër të madhe

E veja e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti, që ndërroi jetë nga Kovidi më 25 mars të këtij viti, ishte e ftuar në mbylljen e emisionit “Programi 200” për këtë sezon.  E veja Edlira Qyshka duke folur për jetën e Luranit kaluar së bashku, tha se Lurani përveçse ishte një artist në skenë edhe në kinematografi, ai ishte dhe një njeri me zemër të madhe ku ishte mjaft aktiv për problemet e shumta që rrethonin shoqërinë, sidomos për shqiptarët në Maqedoni.

Lurani, përveçse artist në skenë edhe në kinematografi, për shoqërinë njihet si njeri mjaft aktiv për problemet sociale. Ka qenë një njeri mjaft i shqetësuar për problemet që e rrethonte shoqërinë, sidomos për shqiptarët në Maqedoni. Ai në pamje të parë ishte shumë i vrazhdë, por nga ana tjetër ishte shumë i ndjeshëm. Gjërat i dilnin nga shpirti. Lurani ka qenë personifikimi i njeriut modest, pavarësisht gjithçkaje që arriti të krijonte dhe të linte. Luarani e nisi nga zeroja karrierën e tij në Turqi pa ditur gjuhën, pa njohur ambientin, mentalitetin, gjithçka dhe arriti të bëhej atje shumë i suksesshëm. Krenaria e tij nuk ia lejonte të kërkonte ndërhyrje- tha e veja Qyshka.

LEXO EDHE:

Back to top button