“Economist”, Maqedonia me regjim hibrid

Maqedonia e Veriut vlerësohet si “regjim hibrid”. Në indeksin global të demokracisë, Maqedonia është në vendin e 78-të. Për këtë, revista prestigjioze ekonomike “Ekonomist” ka vendosur vendin tonë në grup me Bangladeshin, El Salvadorin, Ukrainën dhe Moldavinë. Rezultati i përgjithshëm që vendi mori në renditjen e fundit është 5.8 dhe është rënie krahasuar me vitin e kaluar. Nga 10 pikë të mundshme, notat më të këqija janë marrë në aspektin e kulturës politike, përkatësisht tre pikë, funksionimi i qeverisë pesë pikë dhe liritë civile shtatë pikë. Vendi me renditje më të mirë në botë është Norvegjia me rezultat prej 9.8 kurse më e keqja është Koreja e Veriut me 1.08 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button