Edhe nesër vapë në Kosovë, pasdite priten riga shiu

Edhe nesër vapë në Kosovë, pasdite priten riga shiu

Mbi vendin tonë të dielën (nesër) do të mbajë mot me diell dhe vapë, kurse në orët e pasdites mund të ketë riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

LEXO EDHE:

Back to top button