Edhe Rumania nuk e njeh pavarsinë e Kosovës

Edhe Rumania nuk e njeh pavarsinë e Kosovës

Pas Spanjës dhe Sllovakisë edhe Rumania si shtet që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës nuk e ka një qëndrim të definuar nëse do të mbështes heqjen e  regjimit të vizave për kosovarët. Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ministria e Jashtme e Rumanisë kanë thënë se pozicioni i Bukureshtit zyrtar është duke u diskutuar dhe analizuar në kuadër të diskutimeve të brendshme.

Besnik Velija

Megjithatë në përgjigjen e dhënë për Express, nga Rumania potencojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të nënkuptonte që Kosova të largohej nga aneksi i Rregullores së Këshillit 1806/2018 për vendet e treta që iu kërkohet vizë dhe të shtohet në tek pjesa e shteteve që s’iu kërkohet vizë, por thonë se duhet të shtohet si aneks tek pjesa e “etniteteve dhe autoriteteve territoriale që nuk njihen si shtete të paktën nga një shtet anëtar”

Këtë qëndrim për vizat kanë thënë se do ta diskutojnë duke u nisur nga respektimi i pozicionit neutral të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës.

“Liberalizimi i vizave do të nënkuptonte që provinca e Kosovës do të hiqej nga një aneks i Rregullores së Këshillit 1806/2018 dhe do të përfshihej në një aneks tjetër të dokumentit, duke renditur entitetet dhe autoritetet territoriale që nuk njihen si shtete nga të paktën një shtet anëtar, Në këtë kontekst, pozicioni i Rumanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën është ende në analizë të brendshme, duke filluar nga premisa e respektimit të neutralitetit të BE-së për statusin e provincës”, kanë shtuar tutje nga MPJ e Rumanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button