Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes: Kam qarë pa pushim tre javët e para

Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes: Kam qarë pa pushim tre javët e para

Depresioni pas lindjes nuk bën dallime, ndaj mes femrave që e kanë vuajtur ka qenë edhe Kylie Jenner, pas lindjes së fëmijës së dytë, në fillim të vitit.

Në episodin e ri të “The Kardashians”, sipërmarrësja 25-vjeçare, e cila ka një linjë të suksesshme kozmetike, foli hapur për problemin e rëndë të shëndetit mendor me të cilin përballej: “Kam qarë pa pushim tre javët e para” dhe e përshkroi si “një slitë emocionale”.

“Kam qarë pa pushim për tre javët e para. Pas gjashtë javësh, fillova të ndihem më mirë. Nuk kam problem me trupin tim, por me shëndetin mendor”, tha ajo.

Më tej, Kylie tregoi se kur Kendall i kërkoi që ta ndjekë në Las Vegas për një natë jashtë, ajo e refuzoi./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button