Edhe yjet e Tik Tok bëjnë gafa, Charli D’Amelio mori vëmendjen e gjithë internetit

Ndodh që edhe njerëz shumë të suksesshëm në rrjete sociale si Charli D’Amelio, të bëjnë gafa gati-gati qesharake. Ylli i Tik-Tok ka fshirë një status në Tëitter ku falenderonte njerëzit për mirësinë që kishin treguar ndaj saj, duke përdorur hashtagun #HereForCharli, pasi mësoi se në fakt nuk i dedikohej asaj!

#HereForCharli ishte një nismë e krijuar nga fansat e këngëtares britanike, Charli XCX pas dedikimit që kjo e fundit bëri për mikeshën dhe bashkëpunëtoren e ndjerë Sophie. Sophie u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare pas një aksidenti të papritur në Athinë.

D’Amelio tha se e kishte parë hashtagun dhe se ishte mirënjohëse për gjithë mbështetjen që iu ofrua, por në fakt duket se as nuk e ka klikuar siç duhet togfjalëshin #HereForCharli.

“Jeni kaq të mirë me mua! S’e keni idenë se sa shumë ngrohtësi i japin zemrës sime fjalët tuaja dhe sa me fat jam që ju kam krah meje.”- shkruan 16-vjeçarja pa e ditur se njerëzit s’e kishin me të .

Sidoqoftë, kjo s’është hera e parë që Charli përfshihet në të tilla situata në rrjete sociale. Në dhjetor të 2020-ës, ajo foli për kërcënimet me vdekje që mori pas “publikimit” të një fotoje nudo.

LEXO EDHE:

Back to top button