Moti sot me vranësira, temperatura mbi mesataren

Moti në vend do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare.  Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropat e vendit do të ketë paraqitje mjegulle. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht erë jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell  me vranësira të vogla deri në mesatare, në orët e mëngjesit me kushte për mjegull në disa pjesë të fushëgropave. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 gradë Celsius,  ndërsa e ditës do të arrijë  deri në 16 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button