Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që kanë pasuar fjalën e tij për “Bulevardin e Flamingove”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që kanë pasuar fjalën e tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se mesazhi i tij nuk u drejtohej kritikëve, por “mësimeve” që, sipas tij, mori nga flamingot.

Në një postim në rrjetin social X, Rama tha se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka një kontratë politike, ndërsa theksoi se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar.

“Besa jonë s’ka asnjë lidhje me ta”, shkroi Rama, duke iu referuar atyre që i cilësoi si “sorra dhe korba”, të cilët sipas tij janë “ana e errët e protestës”.

LEXO EDHE:

Back to top button