Tensionet / Urdhër për pezullimin e sulmeve?
Mediat amerikane raportojnë se presidenti amerikan ka vendosur të lërë mënjanë planet për të sulmuar Iranin, pas 13 ditësh sulmesh radhazi. The Times, duke cituar zyrtarë të administratës Tramp, tha se vendimi i presidentit erdhi mes shqetësimit se përshkallëzimi i luftës mund të “shteronte në mënyrë të rrezikshme rezervat tashmë të reduktuara të Pentagonit të interceptorëve antiraketë Patriot dhe municioneve të tjera të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme”. Vendimi pasoi një takim midis Trampit, këshilltarëve të tij kryesorë dhe anëtarëve të lartë të kabinetit të tij të premten. Mediat duke cituar burime anonime shkruajnë se ishte e paqartë nëse urdhri i Trump për të ndaluar sulmet ishte një rast i vetëm apo nëse qetësia do të vazhdonte./Alsat.mk.








