Shkupi përkujton 63-vjetorin e tërmetit katastrofal që mori 1.070 jetë
Shkupi përkujton 63 vjetorin e tërmetit katastrofal ku humbën jetën 1070 persona dhe mbi 3000 u lënduan. Më 26 korrik të vitit 1963, në ora 05:17 nga tërmeti i fuqishëm mbi 20 sekonda, me fuqi prej 6,1 ballësh u shkatërruan 15 mijë 800 ndërtesa, ndërsa mbi 200 mijë persona mbetën pa kulm mbi kokë. Pas tërmetit u hartua një plan i ri urbanistik ku morën pjesë urbanistë dhe arkitektë nga vende të ndryshme. Një nga arkitektët i cili nuk lejoi rrënimin e tërësishëm të Çarshisë së Shkupit ishte polaku Adolf Ciboroski. Në periudhën kur ishte planifikuar fillimi i rrënimit të Çarshisë, ai kishte propozuar që të ruhet autenticiteti pasi kishte vlerësuar se Çarshia nuk është dëmtuar në shkallë aq të madhe sa duhet të rrënohet tërësisht. Për të kujtuar atë në Çarshinë e Vjetër u vendosi pllakë përkujtimore në prani të mbesës së tij./Alsat.mk.








