Aleanca Kombëtare për Integrim mbajti tubim para banorëve të Studeniçanit. Kandidati i këtij koalicioni Ejup Abazi, premtoi se nëse e merr besimin e banorëve të kësaj komune, problemet me ujësjellësin, do të jetë çështje e mbyllur për zgjedhjet e ardhshme.
Ai premtoi ndërtim dhe meremetim të të gjitha rrugëve dhe rrugicave, ndërsa theksoi se fokus të veçantë do të kenë kushtet në arsim.
“Unë premtoj që probleme me ujësjellësin në Studeniçan, Koliçan të poshtëm, Batincë dhe Draçevicë, në zgjedhjet e ardhshme do të jetë çështje e mbyllur. Rrugët dhe rrugicat e vendbanimeve në mënyrë të barabartë, të gjitha të ndërtuara dhe të meremetuara. Ndërtimi i një çerdhe në Studeniçan dhe Batincë, shkolla me kushte moderne për zhvillimin e arsimit organizim të transportit të nxënësve, në kuadër të sferës së arsimit, ju garantoj se kthetrat e politikës do të jenë sa më larg institucioneve arsimore”, tha Ejup Abazi, Kandidat i AKI-së për komunën e Studeniçanit./ Alsat.mk








