Ekskluzive: Kjo është kompania që do të mbikëqyrë punën e Bektel-Enka

Ekskluzive: Kjo është kompania që do të mbikëqyrë punën e Bektel-Enka

Një kompani nga Itali do të mbikëqyrë punët ndërtimore të Bektel-Enka. Për punën e saj do të merr 23 milion euro nga shteti. Këtë ekskluzivisht për Alsat në emisionin “Magazina Ekonomike” e deklaroi drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, sipas tij në rrjedh e sipër është afati kohorë për ankesa të dy kompanive të tjera të eliminuara. Rustemi në “Magazina Ekonomike”, gjithashtu tha se pason procesi i marrëveshjeve mes Qeverisë dhe Bektel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10. Sipas paralajmërimeve të Rustemit, së pari është paraparë ndërtimi i autostradës Gostivar-Kërçovë, sepse kjo trase ka më shumë lëndë për eksproprijim.

“Kamë nderin që në emisionin tuaj të shpall që sot na u kthye nga Byroja për Prokurime Publike vendimi dhe ne sot e shpallim vendimin për fituesin e mbikëqyrjes dhe konsulencës për Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, ajo është kompania italiane, IRD Engineering”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button