Ekskluzive: Tetovari që është në garë për Oscar, flet për Alsat
Ekskluzive: Tetovari që është në garë për Oscar, flet për Alsat

Besir Zeciri aktori i njohur i filmit dhe teatrit sot ishte pjesë e emisionit ” Ftesë në studio” me Xhemazije Rizvanin.
Besir Zeciri ka lindur dhe është rritur në Kopenhagë mirëpo me nënën dhe babain ka komunikuar shqip gjegjësisht në të folurën e anës së Tetovës. Ai tha se pas suksesit të tij në film dhe teatër qëndron një punë shumë e madhe dhe e palodhur, kjo pasi i ka kushtuar shumë kjo ëndërr.
Besiri edhe pse i martuar me daneze djalit ia ka vënë emrin Alban dhe përmend me shumë dashuri fshatin Kamnjan ku ka kushërinjtë e afërt.
Filmi ku luan Besiri ” The girl with the needle ” flet për një ngjarje pas Luftës së Parë Botërore ku analet kanë shkruar për një ngjarje të rëndë në Danimarkë ku në një jetimore adoptoheshin foshnja që më pas vriteshin nga vrasësja serike më e njohur Dogmar. Për dallim nga vrasësit
tjerë që ndjekin viktimat, këtu foshnjat i dërgonin vetë nënat, si rasti i Karolinës në film e shoqja e Piterit që e luan Besiri, për të cilin kishte menduar se ishte vrarë në luftë. Ai kthehet i shpërfytyruar në fytyrë pas sa kohësh, ndërkohë e shoqja ka pasur një aferë dashurie me pronarin e fabrikës ku ka punuar me ç’rast ka ngelur shtatzënë dhe kërkon zonjën Dagmar për tu çliruar nga kjo shtatzani. Besir Zeciri në Triler është njeriu me maskë dhe është ndër rolet kryesore.
Për ta ndjekur bisedën e plotë linku në vazhdim :