Ekspertët: Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme do të shkaktojë tronditje ekonomike
Ekspertët: Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme do të shkaktojë tronditje ekonomike
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka çuar në rritjen e çmimit të naftës me më shumë se 5%. Sipas ekspertëve situata aktuale do të ketë pasoja të mëdha në ekonominë globale. Ndërsa pasiguria është ajo që po shkakton rritjet në tregjet e energjisë.
“Ka shumë pasiguri për momentin dhe nuk e dimë se ku do të jemi as pas disa orësh kur bëhet fjalë për situatën gjeopolitike. Por ajo që dimë nga historia është se këto lloj konfliktesh, edhe nëse zgjasin vetëm disa ditë për sa i përket konfliktit, kemi përçarje dhe tension më të gjerë për javë dhe muaj dhe madje vite më pas. Kur erdhi puna te lufta në Ukrainë, pamë çmime të larta të qëndrueshme të gazit për muaj të tërë dhe kjo është arsyeja pse faturat tona u ndikuan kaq shumë nga ajo krizë. Por në këtë krizë, nëse është vetëm një ose dy ditë, atëherë sigurisht që kjo mund të mos ketë një ndikim të madh në faturat tona më vonë, por nëse zgjat për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë kjo ndikon në faturat tona të energjisë, ndikon në çmimet e benzinës, ndikon në inflacion, ndikon në të gjitha këto pjesë të ndryshme të ekonomisë” Xhes Ralston, Eksperte e Energjetikës.
Çmimi naftës mund të vazhdojnë të ndikohet edhe më shumë për shkak të bllokadës së Iranit për kalimin e cisternave përmes Ngushticës së Hormuzit. Ngushtica është një nga rrugët më të rëndësishme detare të botës, përmes saj kalon rreth një e pesta e naftës botërore. Cisternat që udhëtojnë përmes ngushticës, e cila kufizohet në veri nga Irani, transportojnë naftë dhe gaz nga Arabia Saudite, Kuvajti, Iraku, Katari, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani. Pjesa më e madhe e kësaj nafte shkon në Azi. /Alsat.mk








