Ekspertët: Rritja e borxhit publik ishte e pritur


Rritja e borxhit publik është e pritur për shkak të pandemisë nga korona, por për shpëtimin e ekonomisë është e domosdoshme vendosja e tatimeve të reja dhe mbushja më efikase e arkës së shtetit, shprehen ekspertët ekonomikë. Sipas tyre, për një ekonomi të vogël dhe të hapur si kjo e Maqedonisë, ky borxh publik në afat të mesëm nuk është i qëndrueshëm dhe shteti duhet doemos të gjejë mekanizma për uljen e tij.

Veçanërisht është brengosëse për vendet e vogla dhe ato në zhvillim ky tejkalim i 60 për qind të borxhit publik. Disa hulumtime tregojnë se nëse e tejkaloni nivelin mbi 60 për qind ju duhet dyfish më shumë kohë që të ktheheni në nën 60%. Kur do të dalim nga kjo pandemi do të duhet ta rrisim efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave, ose të vendosim tatim të koronës ose ndonjë taksë të re në mënyrë që të mbushim buxhetin– deklaroi Borçe Trenevski – Profesor universitar.

 Borxhi i rritur publik në 59,5% të BPV-së ose 6,5 miliardë euro hasi në reagime nga partitë politike. Për VMRO-DPMNE-në huazimi i këtillë ka të bëjë me një populizëm të pastër dhe ryshfet parazgjedhor, nga ana tjetër LSDM-ja borxhin publik e arsyetoi si huazim të domosdoshëm të shtetit për përballje me krizën.

Andre Cobanova

 

LEXO EDHE:

Back to top button