Ekspertët: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë. Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera. Doktoreshë Skirmuntt bisedoi me televizionin britanik Sky News.

Bota po përballet me mundësinë e një sezoni të dytë festash të fundvitit me një numër të madh infeksionesh me COVID-19, ndërsa familjarë e miq, po mblidhen bashkë për të festuar.

Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve

LEXO EDHE:

Back to top button