Ndahen përfundimisht Dua Lipa dhe Anwar Hadid?

" "

Lidhja dyvjeçare e Dua Lipës me Anwar Hadid thuhet se ka përfunduar.

Sipas raportimeve, këngëtarja e hitit “Electricity”, 26 vjeçe, dhe modeli 22-vjeçar nuk mundën ta shpëtonin romancën e tyre, pavarësisht se bënë një pushim dhe u përfshinë në bisedime për krizën, shkruan DailyMail.

Burime të shumta kanë pohuar se çifti, i cili u lidh për herë të parë në vitin 2019, kanë përfunduar lidhjen e tyre zyrtarisht, me një burim të brendshëm që e ka konfirmuar atë në faqen e thashethemeve të famshme Deux Moi.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Duas dhe Anwarit për komente, por nuk kanë marrë përgjigje.

Në fillim të këtij muaji, u raportua se marrëdhënia e tyre ishte në krizë.

Sensacioni i muzikës pop dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, 22 vjeç, nuk janë parë së bashku për gati tetë javë për shkak të orarit të tyre të ngjeshur të punës, pohon The Sun.

Një burim i tha tabloidit britanik: “Çifti hodhi idenë për të frenuar romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh po rezulton e vështirë”.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në drejt shkatërrimit”, pohoi burimi.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

LEXO EDHE:

Back to top button