EMV-ja i ka zbrazur tejmase liqenet?

Nga qershori deri në shtator, kompania shtetërore e energjisë EMV ka gjeneruar 30 për qind më shumë energji elektrike nga hidrocentralet sesa ishte planifikuar më parë. Problemi është se në atë periudhë ka pasur të njëjtën përqindje më pak uji në rezervuarë. Gjegjësisht, në liqene ka pasur ujë për prodhimin e 150 mijë megavat orë energji elektrike, ndërsa EMV-ja me eksploatimin shtesë të ujit ka prodhuar 450 mijë. Drejtori Vasko Kovaçpevski në “Magazinën ekonomike” foli edhe për këtë veprim të mundshme jo-ekonomik të ndërmarrjes.

“Ne punojmë sipas planit, kemi nevojë për të arritur prodhim dhe të ardhurat në kompani. Lëvizim në masë të caktuar siç është planifikuar’ deklòaroi Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së

Por, vetëm dy muaj pas periudhës së përmendur, vendi filloi të vuajë nga thatësira. Qeveria e udhëzoi EMV-në të ndalonte prodhimin për shkak të mungesës së ujit në liqenet artificiale. Kërkuam mendim profesional mbi atë se çfarë ndodh kur akumulimet shteren deri në fund?

Të dhëna shtesë negative nga prodhimi i rritur i energjisë elektrike nga uji në periudhën qershor-shtator janë se EMV energjinë e prodhuar e ka shitur me një çmim prej 43 eurosh për megavat orë dhe kur vendi ishte në gjendje të keqe, iu desh të siguronte energji elektrike më të shtrenjtë nga jashtë me 53 euro për megavat. Megjithatë, EMV pretendon se ndryshim i tillë i çmimit nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike për qytetarët. Korrigjimi tjetër i çmimit duhet të bëhet në janar. Gushtin e kaluar, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 7 për qind.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button