Shqipëri, 538 raste të reja me Covid-19 dhe 8 viktima

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 538 raste të reja me Covid-19, nga 2276 testime të kryera. Ndërsa, ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, në raportimin ditor të rasteve njofton po ashtu se si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën tetë persona.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button