Ende në kërkim të 16-vjeçares e cila u zhduk në ujërat e lumit Vardar

Ende në kërkim të 16-vjeçares e cila u zhduk në ujërat e lumit Vardar

Kërkimet për 16-vjeçaren Teodora Babarçiq nga fshati Ullanc i Gradskos, e cila u zhduk në ujërat e lumit Vardar, kanë vazhduar për të pestën ditë.

Ushtria dhe policia janë përfshirë në kërkimin e trupit të saj, ndërsa banorët vendas dhe të zonave për rreth po ndihmojnë në kërkimet. Institucionet kompetente informuan se është kontrolluar rrjedha e lumit Vardar ku është parë për herë të fundit, por pa sukses.

Zhdukja e saj u raportua më 24 korrik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button