Kallëzim penal kundër kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari
Kallëzim penal kundër kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari
Gazetar: Miki Trajkovski
Policia i ka ngritur kallëzim penal kryetarit të Kërcovës, Fatmir Dehari mbi dyshimet se nuk ka menaxhuar si duhet me deponitë dhe ka lejuar krijimin pikave ilegale ku janë grumbulluar mbeturinat. Sipas policisë, Dehari në kundërshtim me ligjin ka urdhëruar të punësuarit që t’i menaxhojnë, asgjësojë ose grumbullojnë materit e rrezikshme, veprim që sipas tyre ka rrezikuar jetën e qytetarëve.
“Që nga viti 2020, ai ka punuar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, ai ka lejuar krijimin e një deponie ilegale në disa mijëra metra katrorë në një zonë të populluar në Kërçovë, për të cilën ai u ka dhënë detyra të punësuarve që të deponojnë, lënë ose asgjësojnë materialet e mbeturinave në baza ditore, domethënë t’i trajtojnë ato duke e ndryshuar cilësinë e ajrit, tokës, ujit ose rrjedhës së ujit, në atë masë sa mund të përkeqësojë kushtet e jetesës së njerëzve ose kafshëve dhe bimëve, duke rrezikuar kështu mbijetesën e tyre”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kreu i Kërcovës nuk pranohet me pretendimet që policia i ka shtruar në kallëzim. Sipas tij, veprimet pët të cialt ai dyshohet nuk i kandërmarrë. Dehari thotë se nuk ka pasur veprime konstante por zgjidhje të përkohshme.
“Bëhet fjalë për zgjidhje të përkohshme, që të mos lejojmë që mbeturinat të grumbullohen para shtëpive dhe rrugëve deri atëherë kur do të gjendet zgjidhja për deponi rajonale të cilët duhet ta bën Qeveria dhe Ministria e Mjedisit. Organe kompetente që vendosin janë gjykata dhe prokuroria nëse ka diçka të tillë. Shpresoj që pas kësaj nuk ka qëllime dhe tendenca politike”, deklaroi Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Kërçovës.
Në fillim të majit Dehari mori një kallëzim tjetër penal, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës dhe autorizimit”. Sipas policisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, Dehari, në cilësinë e kryetarit të komunës, në mënyrë të paligjshme ka lidhur kontrata për ofrimin e shërbimeve juridike me avokatë nga Kërçova, edhe pse brenda komunës ekziston një Sektor Juridik me gjithsej 37 punonjës, të cilët kanë të drejtë ligjore për të përfaqësuar komunën para gjykatave në vend. Në këtë mënyrë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dehari ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me disa ligje, duke lejuar avokatë të caktuar, në dëm të buxhetit të Komunës së Kërçovës, që në mënyrë të paligjshme të fitojnë përfitime pronësore në vlerë prej rreth 64,000 euro. /Alsat.mk








