Enti Meteorologjik: Skenat katastrofike evropiane, nuk janë të mundshme në vendin tonë

Nga stuhia e mbrëmshme një 25-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në zonën e Karabunarit në Urviç të Tetovës. Nga policia thanë se trupi u gjet afër stanit të tij të deleve. Katër të lënduarit tjerë nga rrufeja në plazhin e Ohrit, u dërguan për mjekim në shtëpi. Mot të paqëndrueshëm, me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima do të ketë edhe sonte, ndërsa nesër intensiteti i vetëtimave do të ulet. Nga e mërkura, pritet të stabilizohet moti, me një rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa në fundjavë pritet të rriten deri në 37 gradë celsius. Pas videoeve të publikuara në rrjetet sociale për mini tornado në Manastir, nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në vendin tonë nuk është e mundur të formohet tornado me atë forcë si në vendet e tjera.

Konfigurimi në terren është më ndryshe. Kemi vende më të larta ku mund të krijohen këto procese intensive siç i kishim. Tek ne, terreni është laraman, kemi rrafshina të vogla, lugina të vogla, të gërshetuara me male, kështu që, mund të krijohen tornado të mëdha – u shpreh Lençe Rizova- Enti Hidrometeorologjik.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rritje minimale të lumenjve. Lumenjtë më të mëdhenj janë të sigurt ndërsa nuk priten vërshime të mëdha.

Modelet numerike për parashikimin e motit janë se do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut, por vështirë mund të parashihet intensiteti i tyre dhe aq më vështirë shpërndarja e tyre hapësinore dhe kohore. Kështu që, bëhet fjalë për procese të vështira për parashikim, por atë që e kemi për momentin, sipas modeleve, më shumë të prirë ndaj këtij rreziku nga reshjet e shiut janë pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe veriperëndimore – tha Atanas Ugrinovski- Enti Hidrometeorologjik.

Nga kjo Enti Hidrometeorologjik sigurojnë që tek ne nuk do të ndodh skenari i Evropës.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button