Shfuqizohet akciza prej 2 denarë për dizelin

Prej sot shfuqizohet akciza e rritur prej 2 denarë për dizelin. Sipas zgjidhjes ligjore, nëse 14 ditë çmimi në bursat botërore tejkalon 600 dollarë për një tonelatë, në Maqedoni nuk do të paguhet dy denarë shtesë për një litër të mbushur të dizelit. Akciza e dizelit tani e ka vlerën themelore prej 15,5 denarë për një litër- shprehet për Alsat kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

“Në periudhën prej 1 deri më 15 korrik, çmimi i dizelit në bursat botërore është rreth 605 dollarë për një tonelatë, dhe në bazë të kësaj, ne si Komision rregullator për energjetikë, duhet ta respektojmë këtë ligj dhe akcizën për dizelin e ulim për 2 denarë”- deklaroi Marko Bislimovski- KRE.

Ulja e akcizës së dizelit vjen në kohën kur në Kuvend është dorëzuar ligji për shpenzim të ri gjegjësisht taksa ekologjike. Kur ky shpenzim do të miratohet, qytetarët nuk do të vërejnë kurrfarë ndryshimi pozitiv në raport me dizelin. Rregullatori shprehet se e ka obligim gjatë përllogaritjes ta vendos edhe taksën ekologjike.

“Ne si Komision Rregullator i Energjisë jemi të detyruar ta zbatojmë atë në vendimet tona. Kështu që po, edhe kur të aplikohet taksa ekologjike, çmimi i naftës do të jetë edhe më tej shumë më i lirë se në vendet e tjera në Evropë. Ne do të kemi çmime si në Bosnjë dhe Hercegovinë”* pohoi Marko Bislimovski- KRE

Fillimisht, Qeveria, përmes një dekreti me forcë të ligjit, dhe si një masë anti-krizë, miratoi rritje të Akcizës së naftës për dy denarë shtesë.

Qeveria

“Ne u siguruam, që të mos ketë rritje të lartë të çmimeve të karburanteve, kështu që kemi vendosur një diferencë të ndryshueshme, që lidhet me çmimin e një fuçie nafte në bursën botërore. Pra, nëse rritet çmimi i naftës në bursën botërore, kjo diferencë do të ulet, e cila do të ndikojë në çmimin përfundimtar të karburanteve në vendin tonë”

Përndryshe, nga mesnata dhe në shtatë ditët e ardhshme, nafta do të shitet për dy denarë më lirë krahasuar me javën e kaluar, dhe do të jetë 61 denarë për litër, ndërsa te benzinat çmimi është rritur për gjysmë denari dhe do të shiten 95- për 72.5 dhe 98- për 74.5 denarë.

Ile Petreski

 

LEXO EDHE:

Back to top button