Shtyhet rasti “Parcela në Vodno”, do të vazhdojë pas një muaji

Filloi, pastaj u shty. Gjykimi i rastit “Parcela në Vodno” nuk u mbajt. Pas seancës së parë, ku prokuroria kërkoi që të gjithë të pandehurit të shpallen fajtorë, Penalja informoi se nuk ka kushte për gjykim. Biznesmeni Orce Kamçev dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov mbetën në Shutkë. Avokatët e tyre presin përkthim të një dëshmie të propozuar nga prokuroria e krimit të organizuar, dokument i siguruar nga ndihma juridike ndërkombëtare, për të dëshmuar se si përmes of shor kompanive nga Belize, dhe përmes llogarive bankare në Zvicër, janë blerë parcela në pjesën elitare të Vodnos.

E informojmë publikun se për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përkthim në maqedonisht të dëshmive të prokurorisë të paraqitura në gjuhën angleze, si dhe përfshirjen e avokatit të emëruar me detyrë zyrtare në rastin, i shënuar nga prokuroria “TNT”, gjykimi i sotëm për “Parcelat në Vodno” shtyhet – njoftojnë nga Gjykata Penale.

Për “Parcelat në Vodno” gjykimi do të vazhdojë më 19 gusht. Në ndërkohë, Gjykata Penale pret mendimin e Prokurorisë për kërkesën e Kamçevit, paraburgimin në Shutkë ta zëvendësojë me masë më të butë. Edhe në fillim të gjykimit të premten, avokatët e tij e informuan gjykatën se biznesmeni ballafaqohet me shëndet të rënduar, duke e argumentuar me dokumentacion mjekësor se kushtet në burgun e Shutkës mund të jenë të kobshme. Përveç Kamçevit dhe Mijallkovit, ngarkohen edhe nëna e Kamçevit, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq. Përndryshe, i akuzuari i pari është Nikolla Gruevski, i cili do të gjykohet në mungesë. Sipas Prokurorisë, Gruevski derisa ka udhëhequr VMRO DPMNE-në, ka përvetësuar 1,3 milionë euro donacione për partinë. Më pas, ka blerë parcelë në Vodno, me idenë që të ndërtojë shtëpi me barok, stil i njohur i qeverisjes së tij. Gjithashtu, parcela ka blerë edhe në Krushevë dhe 11 mijë metër katrorë në Vodno, që më pas ia ka shitur Kamçevit nën presionin e “bombave” të publikuara. Gruevski ngarkohet për larje parash dhe përvetësim të pronës në mënyrë ilegale ndërsa të tjerët për larje parash dhe ndihmë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button