Erdogan: Kemi arrestuar 302 të dyshuar në lidhje me tërmetet në Turqi

Erdogan: Kemi arrestuar 302 të dyshuar në lidhje me tërmetet në Turqi

Tërmete të fuqishme kishin goditur muaj më parë shtetin turk duke lënë të vdekur mbi 50 mijë persona.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tashmë janë marrë masat e para rreth ndëshkimit të njerëzve që supozohet se janë shkaktarë për shembjen e shumë ndërtesave, ku mbetën të vdekur dhjetëra mijëra persona, raporton dailysabah.

“Prokurorët turq nisën veprime ligjore kundër 1364 të dyshuarve, 302 janë arrestuar si pjesë e hetimeve pas tërmeteve të 6 shkurtit”, ka pohuar ai.

Theksojmë se dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 shkallësh të Rihterit kishin goditur Turqinë duke shkaktuar dëmtimin e mbi dhjetë ndërtesave kolektive.

Ndërkohë, ka filluar procesi i ndërtimit të 46 mijë e 300 shtëpive në 11 provincat e prekura nga tërmeti, raporton aa.

Ndryshe, dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, takohen nën provincat juglindore ku ndodhen edhe tërmetet.

LEXO EDHE:

Back to top button