Escobar: Jemi duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se administrate e tyre jep mbëshjtete të fortë, derisa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.

“Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, u shpreh Escobar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button