Eskavatorë dhe kamionë në liqenin e Ohrit, kaos nga punimet para pushuesve në plazh


Punimet më eskavatorë dhe kamionë në liqenin e Ohrit në Strugë i kanë shqetësuar turistët në qendër të qytetit. Kanë reaguar edhe gastronomët lokal. Konsiderojnë se punimet për pastrimin e materialit të shtresuar në liqen në rrjedhën e Drinit të Zi është dashur të bëhen më vonë, e jo tani që ka vazhduar sezoni turistik si pasojë e motit të nxehtë kurse priten mysafirë për shkak të fundjavës së vazhduar.

“Mendoj që koha e gërmimit është gabuar…s’mund të pushoni siç duhet duke dëgjuar makineri ndërtimore. Gjatë korona virusit nuk kishim mysafirë, tani kemi mysafirë, por janë të pakënaqur dhe duan të shkojnë”.

Reagojnë mysafirët, por edhe banorët lokal.

“Nuk është e këndshme. Pluhur, zhurmë dhe nuk ndiheni rehat. Ekskavatorët dhe kamionët kalojnë mbi kokën tuaj”.

“Duhet të punohet më vonë, por tashmë kanë filluar dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Nga Komuna e Strugës thonë se tani është koha më e mirë për aktivitete të tilla.

Komuna e Strugës u kërkon falje qytetarëve dhe vizitorëve për këto aktivitete në fillim të Shtatorit, por për shkak të sezonit të pritshëm të shiut, urgjenca për pastrimin e shtratit të lumit që nuk është pastruar që nga ndërtimi, kjo periudhë imponohet si e vetmja dhe mundësia më e mirë për këto aktivitete – thonë nga Komuna e Strugës.

Përndryshe, hotelierët dhe gastronomët në Ohër dhe Strugë shpresojnë se moti i qëndrueshëm do të mbajë edhe ndonjë fundjavë për të qenë në gjendje të kompensojnë humbjen e madhe financiare për shkak të koronavirusit.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button