Vazhdoi rrënimi i objektit para Mavrovases, VMRO-ja kërkon rrënimin edhe të objekteve tjera të paligjshme


Turjela hidraulike dhe ekskavatori i “Rrugëve të Maqedonisë” edhe sot rrënuan ndërtesën e paligjshme para qendrës tregtare “Mavrovasja”.

Sipas Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pronari i kafenesë së djegur “Fontana” nuk ka mundur ta privatizojë tokën nën ndërtesën afariste të legalizuar para qendrës tregtare “Mavrovasja”. Boçvarski tha se institucionet duhet të punojnë për t’i rrënuar të gjitha ndërtesat e paligjshme. Ndërsa sot, kryetari i Komunës së Shkupit, Shilegov, përsëri reagoi lidhur me rastin.

Të mos shtiremi dhe të themi se ajo që ka qenë subjekt i legalizimit për të cilin pronari ka paguar kompensim, Komuna e Çairit ka vërtetuar se ekzistojnë kushte, që kjo të jetë lëndë për shembje. Me të vërtetë mendoj se kjo është tallje me mendjen e shëndoshë me gjithsecilin prej nesh, para se gjithash si qytetarë, si njerëz që i drejtojmë institucionet -tha Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Pronari i objektit, Mevludin Aliti dje u thirr në nenin 76 të Ligjit për ndërtime, se konstruksionin e çeliktë të objekti të djegur mund ta ndërrojë me beton. Por, kjo askund nuk shkruan në nenin e Ligjit për ndërtime që e citon Aliti. Në ligj shkruan se objekti mund të kthehet në gjendjen e mëparshme, pa leje ndërtimi.

Për rastin “Mavrovasja” sot reagoi edhe opozita. VMRO DPMNE i bëri thirrje pushtetit që mekanizimi ndërtimor i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, nga QT Mavrovasja, të vazhdojë nëpër ndërtimet e tjera pa leje. Si të tillë e përmendin godinën afër kazermës “Ilinden” në Shkup.

Sipas informacioneve, objekti prapa meje është pa leje dhe funksionon me vite kurse faktin që është objekt pa leje, është e njohur se e dinë Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti, kurse e dinë edhe në Prokurorinë Publike – deklaroi Naum Stoillkovski- VMRO DPMNE.

Ndryshe, kafeneja “Fontana” në qendrën tregtare “Mavrovasja” u dogj më 1 maj, edhe atë gjatë orës policore kurse disa javë më vonë, në vendin e njëjtë u ndërtua konstruksioni kontestues me beton.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button