Eskobar: Nacionalizmi dhe rivalitetet etnike janë një maskë për korrupsionin

Eskobar: Nacionalizmi dhe rivalitetet etnike janë një maskë për korrupsionin

Zyrtari i lartë amerikan Gabriell Eskobar, thotë se korrupsioni është pengesa më e madhe për investimet amerikane në Ballkanin Perëndimor. Ai thotë se SHBA-të do të ndërmarrin hapa shtesë për të sanksionuar zyrtarët e korruptuar, që sipas tij është një mjet i rëndësishëm efektiv.

“Korrupsioni është problemi më i madh për rajonin. Nacionalizmi dhe rivalitetet etnike janë një maskë për korrupsionin. Është shumë e qartë se shumica e partive në rajon, që janë më nacionaliste janë edhe më të korruptuara. Ky është një fakt. Nuk është vetëm qeveria amerikane që e thotë këtë, por po thuhet edhe nga organizata të pavarura, si Transparency International dhe disa nga organizatat evropiane të shoqërisë civile, duke përfshirë shumë organizata vendase të shoqërisë civile”, tha Gabriel Eskobar – Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i ShBA-ve për Çështjet Evropiane. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button