Fjalim historik i Zelenskit në Kongres: “Ukraina, më e gjallë se kurrë më parë”

Fjalim historik i Zelenskit në Kongres: “Ukraina, më e gjallë se kurrë më parë”

Shkelzen Aqifi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme në Kapitol Hill për fjalimin e tij në një seancë speciale të Kongresit në një përpjekje për të bindur ligjvënësit dhe senatorët amerikanë që të vazhdojnë financimin e vendit të tij, për tu mbrojtur nga pushtuesit rusë. Ai tha se ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.

“Mbrojtja e Ukrainës “nuk është vetëm për jetën, lirinë dhe sigurinë e ukrainasve. Ajo do të përcaktojë nëse do të ketë demokraci për ukrainasit dhe amerikanët. Lufta “nuk mund të ngrihet ose shtyhet, nuk mund të injorohet, duke shpresuar se oqeani ose diçka tjetër do të sigurojë mbrojtje. Në kundërshtim me parashikimet më ogurzeza, Ukraina nuk ra. Ukraina është e gjallë dhe po lufton. Tirania ruse nuk na kontrollon më. Dëshiroj t’ju falënderoj, faleminderit shumë, për ndihmën financiare që na keni dhënë dhe ju mund të vendosni për këtë. Jo lëmoshë. Paratë tuaja nuk janë lëmoshë, janë një investim në sigurinë dhe demokracinë globale, të cilat ne i menaxhojmë në mënyrën më të përgjegjshme”, deklaroi Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Në fund të fjalës së tij, Zelensky i dha kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve Nenci Pelosit dhe zëvendës presidentes amerikan Kamal Harris,. Flamurin Ukrainës të firmosur nga luftëtarët në vijën e parë të frontit në Bakhmut.

“Kur isha në Bakhmut dje, heronjtë tanë më dhanë flamurin, flamurin e tyre, flamurin e atyre që mbrojnë Ukrainën, Evropën dhe botën me jetën e tyre”.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës.

“Dua që i gjithë populli i Ukrainës ta dijë se populli amerikan është me ju në çdo hap dhe ne do të qëndrojmë me ju”, tha Xho Bajden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bajden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën, në vlerë prej 1.85 miliardë dollarësh e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot. Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re. Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike. Vizita e Zelenskyt në SHBA ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button