Fabrikë e re, 20 milionë euro investim në zonën industriale në Tetovë, parashikohen 500 vende të reja pune

Një kompani turke nga industria automobilistike do të hapë fabrikë në Tetovë. Investimi i ri i po hapet në Zonën Industriale në Tetovë, dhe pritet të krijojë 500 vende pune, njoftuan sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Investimi është në vlerë prej 20 milionë euro, ndërsa prodhimi pritet të fillojë nga fundi i shtatorit.

“Investimi, siç u përmend tashmë, do të fillojë me marrjen me qira të një objekti ekzistues, që do të thotë se bëhet fjalë për investim brownfit me sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë, ndërsa sipas planit zhvillimor të kompanisë kapacitetet do të zgjerohen deri në 21.000 metra katrorë deri në vitin 2028. Në pesë vitet e para, përkatësisht nga 2026 – 2030, kompania planifikon të investojë rreth 20 deri në 21 milionë euro. Ky investim do të sjellë edhe mundësi të reja për punësim, sipas planit të biznesit do të hapen midis 400 dhe 500 vendeve të reja të punës“, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Kompania Xhavo Otomotiv është një kompani shumëkombëshe me renome me përvojë shumëvjeçare në industrinë automobilistike dhe me kapacitete prodhuese në disa vende. Vendimi i saj që një pjesë të prodhimit që realizohet në Turqi dhe Sllovaki ta transferojë edhe në vendin tone, është një sinjal i fortë për besimin në ekonominë tonë“, tha Besar Durmishi, ministër i ekonomisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button