Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të bëhen me pagesë

Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të bëhen me pagesë

Rrjetet sociale mund të bëhen me pagesë! Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të kenë veçori të specializuara të disponueshme vetëm për përdoruesit që janë të gatshëm të paguajnë për to. Meta po formon një ndarje të re të quajtur ‘Eksperienca të reja të Monetizimit’ që do të fokusohet vetëm në veçoritë me pagesë për aplikacionin e kompanisë.

Facebook dhe Instagram tashmë kanë një sërë veçorish me pagesë që u shërbejnë krijuesve, si Stars, e cila është me pagesë dhe produkte të ndryshme abonimi.

Nuk është e qartë se çfarë tiparesh me pagesë mund të dalin nga përpjekja, por zëvendëspresidenti i Meta-s, John Hegeman tha se kompania po vëzhgon nga afër Twitter, Snapchat dhe Telegram të cilat kanë lëshuar së fundmi abonime mujore.

Veçoritë me pagesë mund të ndihmojnë Metën të gjejë burime të reja të ardhurash e jo vetëm reklamash.

LEXO EDHE:

Back to top button