Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në Kuvendin e Kosovës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe politike më 5 nëntor, ditën kur iu konfirmua aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

- Advertisment -

Ai këtë dorëheqje e pati bërë të ditur përmes një deklarate publike, ku kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat.

Mësohet se po atë ditë, Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas radhës, Fadil Nura pritet të zëvendësoj Veselin në Grupin Parlamentar të PDK.

LEXO EDHE:

Back to top button