Pritini patatet dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. I lëmë në ujë të ftohtë me shtimin e akullit ose në frigorifer për gjysmë ore. Në këtë mënyrë do të largoni niseshtenë e tepërt në patate.
I thani mirë pasi i hiqni nga uji. Skuqini patatet në vaj të nxehtë mesatarisht për gjashtë deri në tetë minuta. Mos vendosni shumë patate në tigan që të mos ngjiten.
Pas gjashtë deri në tetë minuta, i hiqni nga vaji dhe i lini të ftohen pak në temperaturën e dhomës. Ndërkohë, ngrohni vajin në një temperaturë më të lartë.
Kthejini patatet gjysmë të ftohura në tigan dhe skuqini për një ose dy minuta shtesë. I nxjerrim dhe i vendosim në letër kuzhine që të thithin vajin e tepërt. Shtoni kripë dhe shijoni!








