Falsifikimi i patentave, s’ka kallëzime penale

Policia akoma nuk ka ngritur kallëzime penale ndaj personave të cilët dyshohen për falsifikimin e patentë shoferëve dhe lëshimin e tyre në përdorim pa kaluar filtrat e parapara me ligj. Prokuroria Publike njofton shkurt se për një rast të tillë nuk ka kallëzime penale. Në përgjigjen e fundit, MPB ka potencuar se aksioni akoma është në zhvillim e sipër dhe se  deri në përfundimin e tij nuk mund të jepen detaje. Alsat ditë më parë raportoi për ekzistimin e një rrjeti përmes të cilëve janë dhënë patenta në favor të parave. Hetimi është shtrirë brenda dhe jashtë MPB-së, ndërsa në procedurë është kyçur edhe Kontrolli i Brendshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button