Familja tregon si papagalli u shpëtoi jetën para tërmetit

Familja tregon si papagalli u shpëtoi jetën para tërmetit

Mediat turke kanë publikuar historinë e një familjeje e cila thuhet se është shpëtuar nga papagalli që mbante në banesë.

Familja Çimen me banim në qytetin Kahramanmaraş në Osmaniye, u zgjua gjysmë ore përpara tërmetit të 6 shkurtit nga tingujt e çuditshëm të papagallit.

Vajza e familjes tha se papagalli po lëshonte tinguj të zhurmshëm dhe po kërcente në të gjitha anët e kafazit duke tentuar ta shqyente atë.

E gjitha kjo bëri që familje të ishte e gjitha e zgjuar në momentin që nisën lëkundjet e para.

Tingujt e papagallit duket se ishin shpëtimtare për familjarët, të cilët mundën të dilnin vetëm me disa lëndime të lehta nga banesa, përpara se pallati i tyre të shembej.

Familja tashmë jeton në çadrat e vendosura për strehim, ku kanë dhe papagallin shpëtimtar të cilët e morën me vete në momentin që filluan lëkundjet e forta.

 

LEXO EDHE:

Back to top button