Reagime ndaj Erdogan për standardet e ndërtimit në qytetin e shkatërruar nga tërmeti

Reagime ndaj Erdogan për standardet e ndërtimit në qytetin e shkatërruar nga tërmeti

Dy tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë rreth dy javë më parë kanë shkaktuar mbi 46 mijë viktima, teksa 85 mijë ndërtesa janë shembur ose dëmtuar rëndë.

Shtëpitë e banorëve të Adiyamanit u shkatërruan dhe qyteti është tashmë i pabanueshëm, së bashku me një pjesë të madhe të qyteteve të mëdha në juglindje të Turqisë, shkruan The Guardian.

Tanimë, në Turqi është hapur në debat, për faktin sesi u lejua ndërtimi i ndërtesave që nuk mund të duronin një tërmet kaq të fuqishëm.

Një amnisti e shpallur në vitin 2019 legalizoi  mijëra ndërtesa që nuk plotësonin standardet e ndërtimit të tërmetit, për sa kohë u paguan gjobat. Lëvizja erdhi pavarësisht paralajmërimeve nga inxhinierët dhe arkitektët.

Sundimi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan është thellësisht i lidhur me premtimin e tij për një bum ndërtimesh pas marrjes së pushtetit në vitin 2003, si pasojë e një tërmeti tjetër vdekjeprurës në vitin 1999, i cili vrau më shumë se 17,000 njerëz.

Dominimi i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Rexhep Tajip Erdogan buronte pjesërisht nga aftësia e saj për të mobilizuar sektorin e ndërtimit dhe në vitet menjëherë pas zgjedhjes së tij, lejet e qeverisë për ndërtimin e banesave u trefishuan.

Në mars 2019, një muaj para zgjedhjeve lokale, qeveria turke vendosi amnistinë mbarëkombëtare të ndërtesave për ndërtimet e paligjshme, pavarësisht se inxhinierët dhe arkitektët vendas paralajmëruan se rrezikonte sigurinë e qytetarëve.

Erdogan ka mbrojtur amnistinë, duke pretenduar se një javë pas tërmetit të këtij muaji, 98% e ndërtesave të shembura janë ndërtuar para vitit 1999. Udhëheqësi turk, i cili përballet me zgjedhjet që priten në maj, premtoi një fushatë rindërtimi që ai tha se do t’i bënte qytetet përsëri të jetueshme brenda një vit.

Por në Adiyaman, kjo duket e pamundur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button