Fati i marrëveshjes së Elon Musk për të blerë Twitter tani mbetet tek paratë

Fati i marrëveshjes së Elon Musk për të blerë Twitter tani mbetet tek paratë

Tani ka filluar numërimi mbrapsht që Elon Musk dhe Twitter të mbyllin marrëveshjen e tyre të blerjes prej 45 miliardë eurove deri më 28 tetor ose të detyrohen të përgatiten përsëri për një gjyq pasi një gjykatës ra dakord të enjten të ndalonte procedurat ligjore.

Tani ajo gjë për të cilën janë duke pritur të gjithë: Musk duhet që ti ketë paratë për blerje.

Edhe njeriu më i pasur në botë ka nevojë për pak ndihmë për një blerje të këtyre përmasave. Në muajin prill Musk kishte deklaruar se i kishte gati 47.7 miliardë euro për financimin e marrëveshjes, duke përfshirë këtu edhe dy letra borxhi nga Morgan Stanley dhe një institucioni financiar që mbeti anonim, përcjell Telegrafi.

Vet Musk i kishte dhënë gjithashtu afro 21.5 miliardë euro kapital neto për financimin e marrëveshjes, dhe më vonë mblodhi edhe 7.18 miliardë euro kapital shtesë nga investitor si themeluesi i Oracle, Larry Ellison dhe firma e kritpovalutave, Binance, raporton CNN.

Pak a shumë pika kryesore në mes të Musk dhe Twitter tani shihet të ketë mbetur te paqartësia rreth statusit të këtyre marrëveshjeve financiare.

LEXO EDHE:

Back to top button