Enca: Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë

Enca: Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, si shumë nga yjet e tjerë të estradës një pjesë të kohës e kalon në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz, ndërkohë që shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Artistja kësaj radhe ka bërë një shkrim në InstaStory, ku thotë se jeta përtej mediave sociale është shumë më e mirë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë”, tha 27-vjeçarja.

“Ndonjëherë jam vërtet e zënë duke jetuar në jetën reale dhe duke shmangur presionin e postimeve të përditshme. Unë kontrolloj rrjetet e mia sociale, rrjetet sociale nuk më kontrollojnë mua”, u shpreh më tej krijuesja e hitit “Suavele”.

Foto: Screenshot/Instagram

Enca këtë vit ka qenë më e tërhequr nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet.

Sivjet ajo tërhoqi vëmendjen e publikut me postimet provokuese që solli nga vende të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button