Fazliji: Ekonomia gri po lulëzon tek zejtarët

Fazliji: Ekonomia gri po lulëzon tek zejtarët

Ekonomia gri është shumë prezentë tek zejtarët, ndërsa për këtë ka kontribuar edhe miratimi i disa ligjeve të caktuara të cilët iniciojnë paraqitjen e saj, kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji.

“Ekonomia gri për momentin po lulëzon tek zejtarët dhe mendoj se sulmin më të madh në zejtari po e bënë pikërisht ekonomia gri, të cilën me vite nuk po mund ta shkatërrojmë. Ne si Odë e Zejtarëve po reagojmë, sepse çdo i dyti dyqan ose i treti po punojnë në të zezë, dhe pikërisht për këtë po pëson edhe ekonomia formale. Mendoj se miratimi i ligjeve për inicimin e ekonomisë gri ka kontribuar për mbylljen e shumë bizneseve”, tha Fazliji. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button