Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, i ndalohet komunikimi dhe vizita e familjarëve

Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, i ndalohet komunikimi dhe vizita e familjarëve

Gazetar: Petar Çausheski

Ish Avokatit të Shtetit Fehmi Stafa i është vazhduar paraburgimi. Ai dyshohet për marrje ryshfeti. Ndërkohë Stafës i është ndaluar edhe komunikimi dhe vizitat e familjarëve në burgun e Kumanovës. Një masë e tillë është shqiptuar pasi është konstatuar se brenda burgut Stafa, ka tentuar të ndikojë ndaj hetimit dhe dëshmitarëve përmes letrave. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se hetimi ndaj Stafës është ende në rrjedhë.

“Vazhdon masa e paraburgimit pasi ende ekziston rreziku i arratisjes, si dhe fakti se ka prova serioze që tregojnë ndikim ndaj dëshmitarëve dhe ndaj procesit gjyqësor”, thonë nga  Prokuroria .

Femi Stafa u arrestua dhjetorin e kaluar pasi tek ai u gjetën 20.000 euro, para që i kishte marrë për të ndikuar ndaj një gjykatësi të Apelit në Shkup. Më pas hetimi u zgjerua edhe ndaj gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, ku gjatë një kontrolli nga organet kompetente në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 350.000 euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button