VLEN “godet” Bujarin pas nisjes së gjyqit ndaj Grubit: “Pse heshti kur ishin bashkë në majë të BDI-së?”
Sot “këndimi” i Bujar Osmanit po merr një tjetër kuptim: Artan Grubi është para drejtësisë, ndërsa Bujari vazhdon të presë momentin për të bërë hapin drejt kreut të BDI-së. Kështu thuhet në reagimin e partisë shqiptare në pushtet, VLEN për nisjen e gjyqit ndaj Artan Grubit. “Në vend që mandatin e ministrit të Jashtëm ta përdorte për interesat e shtetit, Bujari e shfrytëzoi për hesapet e tij brenda BDI-së, duke “kënduar” sa andej e këndej dhe duke bërë llogaritë për kreun e BDI-së. Sot skenari po bëhet gjithnjë e më i qartë: Grubi para gjykatës, Ali Ahmeti nën presion, ndërsa Bujari pret karrigen e kryetarit të BDI-së. Por pyetja është e thjeshtë: pse Bujari heshti për Grubin kur ishin bashkë në majë të BDI-së? Çfarë di ai për këtë histori dhe pse sot sillet sikur Grubi nuk ka ekzistuar? Nëse “këndimi” i Bujarit ishte për drejtësi, le ta thotë hapur. Nëse ishte për pushtet dhe për karrigen e Ali Ahmetit, këtë tashmë po e kuptojnë të gjithë. Grubi le të përgjigjet para drejtësisë. Bujari le t’u përgjigjet qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it








