Fermeri nga Maqedonia ka mbledhur gjysmë milion euro nga shitja e produkteve të tij

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën e të ardhurave më të larta të qytetarëve, të realizuara në vitin paraprak. Një fëmijë gjashtë vjeçar është milioneri më i ri në vend i cili vitin e kaluar ka arkëtuar mbi 1 milion denarë në emër të tij. Paratë i kanë ardhur në llogarinë e tij të qirasë. Milioneri më i moshuar në Maqedoni është 101 vjeç. Bëhet fjalë për qytetar të Shtipit i cili merr pension mujor prej 11 mijë eurove. DAP nuk publikon detaje se ku dhe si janë fituar këto para për shkak të mbrojtjes së identitetit dhe të dhënave personale të qytetarëve.

Dhjetë të parët në listë janë avokatë, noterë dhe gastronom. Bujqësia është gjithashtu dega më fitimprurëse në rajonin e Shkupit ku një qytetar nga Shkupi ka të ardhura nga shitja e produkteve të tij bujqësore në vlerë prej 32,245,815 denarë kurse një banor i Gjevgjelisë 11 milion denarë në këtë bazë”-tha Sanja Llukarevska- drejtore e DAP.

Paga më e lartë e paguar këtë herë vjen nga industria e metaleve ku një shef nga Struga ka paraqitur pagë mujore prej 156 mijë eurosh. Nga ana tjetër, një qytetar nga Manastiri, ka paraqitur fitimet më të larta vjetore. E cila arrin 3,5 milionë euro. Një banore e Shkupit me lojëra shpërblyese dhe loto, vitin e kaluar ka fituar 476 mijë euro. Të ardhurat më të larta nga shitja e aksioneve në kompani të huaj janë regjistruar nga një qytetar i Shkupit i cili ka arkëtuari 1,5 milion euro. Ndryshe, pagat më të larta bruto në 2019 u regjistruan në sektorët e shëndetësisë, farmacitë, arsim dhe prodhimin e veshjeve. Në përgjithësi, në vitin 2019, lista e personave me të ardhurat më të larta dominohet nga qytetarët e kryeqytetit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button