Festë në Greqi, mbërrijnë vaksinat e para kundër koronavirusit

Bashkë me Krishtlindjet, Greqia është duke festuar edhe mbërritjen e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit.

Mediat greke raportojnë se pak minuta më parë, dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer/ BioNTech kanë mbërritur në vend nën masa të rrepta sigurie.

Kamioni frigoriferik i ka dorëzuar ato tek autoritetet greke duke shënuar kështu një zhvillim të rendësishëm për vendin, i cili është duke numëruar shifra të larta vdekshmërie.

Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button