Fetahu: Ndryshimet në BFI, ishin kërkesë e kohës

Ndryshimet që ndodhën kohën e fundit në Bashkësinë Fetare Islame, ndryshime të cilat ndodhën pas 30 vjetësh, sipas kreut të ri të këtij institucioni fetar, Shaqir Fetahu ishin kërkesë e kohës. Ai këto ndryshime i cilësoi si normale dhe se do t’i shfrytëzoj për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.

Kam bindjen se ndryshimet janë normale, qoftë në jetën individuale, familjare e shoqërore, por janë normale edhe në atë institucionale. Ndryshimet i sjell koha, si dhe ndryshimet që ndodhin në kohë dhe vend. Do të ishte jo e natyrshme dhe e pakuptueshme që më ndryshimin e kohës dhe rrethanave mos të ketë ndryshime edhe nëpër institucione të ndryshme, përfshi edhe institucionin që prezanton islamin,  është e domosdoshme që të ndryshoj me qëllim që me suksesin më të madh t’ju përgjigjet nevojave, kërkesave e të mos them edhe sfidave të kohës”, deklaroi Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Fetahu më tej në Programi 200 tha se ndryshimet në BFI erdhën pas stuhive që goditën këtë institucion si në aspektin financiar po ashtu edhe në atë administrativ.

Këto zhvillime në BFI ndodhën në kohën e problemeve të ndryshme në shoqëri e në veçanti në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga Kovid-19, vërtet nuk e kishim lehtë gjatë 5-6 muajve si ushtrues detyre. Ndryshimet ndodhën në momentin kur filluan stuhitë e ndryshme në BFI, kur filluan stuhitë e ndryshme në BFI, kur ajoi filloi të ketë luhatje në sferën financiare dhe administrative. Me këtë u krijua një ambient që kërkoi nga të gjithë udhëheqësit e degëve të saj pra Myftinive  si dhe anëtarëve të Rijasetit që të ndodhë ky ndryshim”, tha Fetahu.

LEXO EDHE:

Back to top button